16.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Rezultatet e Testit të Maturës më 7 korrik, kalojnë ata që kanë me shumë se 100 pikë

Testi maturesRezultatet e Testit të Maturës pritet të publikohen më 7 korrik. Ndërsa, vetëm ata nxënës që kanë të paktën 100 pyetje të sakta do të mund të marrin diplomën se e kanë kryer shkollën e mesme, shkruan Express.

Testi Kombëtar i Maturës është organizuar në dy pjesë. Pjesa e parë është përcjell me shumë kopjime dhe përdorim të telefonave, ndërsa, sot Testi kombëtar ka kaluar pothuajse me probleme shumë të vogla.

Janë raportuar vetëm disa probleme të vogla dhe një rast kur një nxënës në Podujevë ka tentuar ta shpërndajë pjesë të testit përmes rrjeteve sociale. Policia ka njoftuar se është duke u marrë me këtë rast.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të hënën do të publikohen emrat e më shumë se 1000 maturantëve, të cilët janë zënë duke nxjerrë nëpër rrjete sociale pjesë të testit të maturës.

Megjithëkëtë, në pjesën e dytë të Testit Kombëtar të Maturës janë shtuar masat sanksionuese ndaj nxënësve që tentojnë të kopjojnë dhe që përdorin telefona mobil.

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Arsimit, secili nxënës që kapet duke përdorë telefonin në kohën e provimit të maturës do t’i ndalohet të hyjë në testin e maturës prej tri deri në pesë vjet.

Po ashtu, kësaj radhe Ministria ka angazhuar kompani sigurimesh për t’i zëvendësuar profesorët e shkollave të mesme, të cilët në shumicën e rasteve kanë prishur testet e maturës, duke iu treguar përgjigjen nxënësve. Në pjesën e dytë, testi është administruar vetëm nga punëtorët e sigurimit dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë qenë udhëheqës të qendrave të testimit.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë thënë se ky është Testi Kombëtar i Maturës më i mirë i organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Më Shumë

Shtatorja e Tahir Sinanit përurohet në Bajram Curr

Përfaqësues politik të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit