15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Forumi Transparenca kërkon transparencë nga Ramadan Muja

forumi-620x330Forumi Transparenca ka mbajtur ciklin e tretë të debatit “Ballafaqim” me temë Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren, me panelistë të ftuar Ymer Berisha, zyrtar për informim i Komunës dhe Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Prizrenit.

Panelistët kishin një përballje debati me përfaqësuesit e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë politike opozitare në Prizren, Mybera Mustafa( LDK), Nysret Durmishi( BD) dhe Arbër Rexha ( VV),ndërsa debati është moderuar nga gazetarja e Radio Kosovës,Valbona Musliu-Sinani.Tematikat që u trajtuan gjatë debatit ishin: Transparenca dhe llogaridhënia, informimi publik dhe konsulltimi si dhe qasja në dokumente publike. Fokusi i debatit ishte i përfshirë çështjes së hapjes së takimeve të kryetarit me drejtorët komunal, rëndësisë së përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, mungesës së materialeve bazë në ueb faqen e komunës, publikimit të procesverbaleve nga kuvendi, raportet të punës së kuvendit, përgjigjet e vonuara ndaj kërkesave të OJQ-ve dhe mediave për qasje në dokumente publike, etj.

Zyrtarët e lartë komunal në përgjigjet e tyre kanë thënë se institucionet e pushtetit lokal janë transparente në punën që bëjnë,konform rregullave ligjore që kanë ato,thanë këta zyrtarë .Për një gjë të tillë nuk janë pajtuar sidomos anëtarët e Forumit, të cilët kohë më parë i kanë dërguar një letër të hapur kryetarit Muja që ti hap dyert për mediet dhe shoqërinë civile në takimet që ai zhvillon me kabinetin e tij qeveritar.

Duke folur rreth kërkesës së Forumit Transparenca,drejtori ekzekutiv I OJQ “Ec ma ndryshe”,Hajrulla Çeku, ka propozuar që në seancën e radhës të kërkohet nga këshilltarët komunal që të t’i propozojnë Kuvendit që të lejohet nga kryetari Komunës përcjellja e takimit me drejtorët e tij nga mediet dhe shoqëria civile.Një gjë e tillë është mirëpritur nga shefja e grupit të kuvendarëve të LDK-së,Myber Mustafa,e cila tha se do të përcjell këtë propozim në seancën e radhës së Kuvendit.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit