Vret bashkëshorten, vëllanë dhe veten

Vrasje ne ShqiperiNjë vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në fshatin Pezë Helmës të Tiranës. 60-vjeçi Ferit Kolgjini ka vrarë bashkëshorten e tij Sulltane Kolgjini 50 vjeç dhe vëllanë Ramadan Kolgjini 55 vjeç, e më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ekzekutimi është kryer me pistoletë.

Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë këtë person të ndërmarrë aktin e rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pritet që të zbardhen detaje të reja për krimin, njoftojnë medie nga Tirana.

Familja Kolgjini ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej 20 vitesh jetonte në fshatin Gresë, të Pezës.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit