11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kurti: Nuk jemi kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime

blloku opozitarSot u mbajt takimi i radhës i bllokut opozitar, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë takim u diskutua për përafrime të mëtutjeshme, për konstituimin e Kuvendit dhe për dialogun me Serbinë.

Pas takimit Kurti ka thënë se bisedimet mes partive opozitare janë mjafte konstruktive.

Ai ka shtuar se janë bërë përafrime të qëndrimeve të Koalicionit LDK-AAK-NISMA, dhe ka shtuar se në takimet e radhës do të flasin për detaje ku do të përfshihen edhe ekspertë të subjekteve të tyre politike.

“Ky takim që u zhvillua sot, u zhvillua në një atmosferë mjaftë konstruktive dhe po vazhdojmë me përafrimin e qëndrimeve tona, me ç’rast u dakorduam që takimet tona tash të jenë edhe më të shumta duke përfshirë edhe ekspertë profesionistë nga subjektet tona, drejt dakordimeve të ardhshme të cilat natyrisht që duhet të ndodhin para se të konstituohet Kuvendi,” ka thënë Kurti.

Sa i përket dialogut, Kurti ka bërë të ditur se në parim nuk janë kundër dialogut me Serbinë, por janë kundër një dialogu pa parime.

“Ne nuk jemi kundër dialogut në parim, por gjithsesi jemi kundër dialogut pa parime. Le të mos harrojmë që çdo dialog ka kushte, edhe dialogu që ka zhvilluar Kryeministri në ikje dhe zv.kryeministrja në ikje është zhvilluar me kushte, por, me kushte të Serbisë. Ne mendojmë që Kosova do të duhej ta ripozicionojë vetën e saj në funksion të subjektivitetit, shtet ndërtimit, dinjitetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës,” ka thënë ai.

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit