12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Raporti 24 orësh i Policisë  së Kosovës për rajonin e Prizrenit

policia 7Brenda 24 orësh   në rajonin e Prizrenit janë shënuar disa ngjarje. Më poshtë po e sjellim pa ndërhyrje  raportin e Policisë së Kosovës.

INCIDENTET KRIMINALE

MOSRESPEKTIM I URDHRIT TË PERSONIT ZYRTAR
Suharekë 10.07.2014 – 20:45. Derisa Policia ka qenë duke ia shqiptuar një tiketë për kundërvajtje të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ky i fundit i ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Selver Maqkaj”, Prizren 10.07.2014-14:30. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit EKOL Volga 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË
Fshati Gelancë, Suharekë 10.07.2014 – 15:40. Raportohet se persona të dyshuar kishin thyer xhamin e pasmë të veturës pronë e një mashkull K/Shqiptar, me ç’rast kanë vjedhur dy pasaporta biometrike të lëshuara nga Republika e Kosovës në pronësi të dy meshkujve K/Shqiptarë.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE
Fshati Lutogllav, Prizren 10.07.2014 – 15:45. I dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Lagja Dardania, Prizren 10.07.2014 10:10. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar në polici se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer. Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Zhur, Prizren 10.07.2014 11:00. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut në Prizren.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në...

25 vjet nga vrasja e komandant Drinit, apel për drejtësi nga kryeministri Kurti

Zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe të atij komunal kanë nderuar Ekrem Rexhën – Komandant Drinin në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Kryeministri në...

Lajmet e Fundit