(E plotësuar) Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që cështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit të shkojë në gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë deputetja Vjosa Osmani e ka propozuar Isa Mustafën për kryetar të Parlamentit.
PDK-ja propozon Memlin, “Blloku” Zemajn
Flora Brovina ashtu siç ishte pritur si deputetja më e vejtur ka nisur drejtimin e seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ajo në fjalët e para ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi politike duke shpërblyer kështu votën e qytetarëve.
Ndërkohë që ashtu siç është pritur u ka dhënë të drejtë PDK për propozimet e tyre të para.
PDK ka propozuar Memli Krasniqin për anëtar të komisionit.
LDK ka propozuar Armend Zemajn dhe ka kundërshtuar shkeljen e vendimeve të Kryesisë së Kuvendit për ulëset dhe rendin e ditës.
Isa e Ramushi ulen tek ulëset e vjetra të LDK-së
Pasi deputetët e PDK’së I kanë zënë ulëset e rezervuara për koalicionin LDK AAK NISMA, kreu i LDK’së Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj janë ulur tek ulëset e vjetra të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, raporton Express.
Haradinaj dhe Mustafa janë ulur në vendet ku uleshin depuetët e Grupit Parlamentar të LDK’së.
Deputetët e hutuar të LDK’së – vendet e tyre i ka zënë Margarita me shokë
Deputetët e LDK’së kanë mbetur të hutuar kur me të hyrë në sallë kanë parë Margarita Kadriun me shokë të ulur në vend të tyre. Për të mos provokuar situatën, disa prej tyre janë ulur në krahun e djathtë të sallës – aty ku do duhej të ulej kreu i ri PDK’së, Margarita Kadriu, ndërkohë që disa tjerë po qëndrojnë në këmbë.
Nuk dihet nëse Sekretaria e Kuvendit do të ndërhyrë për ta zgjidhur këtë situatë.
Provokojnë deputetët e PDK-së: Margarita Kadriu e Agim Çeku zënë vendet e LDK-së
PDK ka filluar me provokime. Deputetët e saj, Margarita Kadriu, Agim Ceku e Zenun Pajaziti janë ulur në rreshtin e mesëm të sallës – aty ku është caktuar të jetë grupi më i madh parlamentar – LDK-AAK-Nisma, raporton Express.