5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

A po keqinterpretohet transparenca !!!

Fatmir PireciShkruan: Fatmir  PIRECI

1.
Në shoqërinë pluro-partite, niveli i normës demokratike është shumë më i gjërë, më i lirë, i pa frigë se do të kesh persekutim për kërkesat e bëra me vend apo të pavendta. Kjo shkallë demokratike, e mospasjes së frigës nga ndëshkimi eventual dëshmon universin e lirisë dhe të veprimit demokratikë brenda institucioneve të shtetit ligjor. Këtu është edhe kuptimi i funksionimit të shtetit demokratikë. Këtu është edhe shprehja më sublime shpirtërore-materiale e kombëtare e shtetit si garantues i vlerave etiko-morale, poltike, kulturore, ekonomike, fetare, etj.

Në qoftëse kjo vlerë e jona e lindur dhe e krijuar me shumë sakrifica shekullore nëpërkëmbet, përbaltet, denigrohet, atëhere humb kuptimi i shtetit, i gjakut, i shpresës, humbet çdo gjë duke krijuar anarshinë , përmbysjen e demokracisë deri në vetëvrasje!

2.
Në fillim të viteve të 2000-ta, në legjislaturën e I-rë demokratike të pushtetit lokal e në vazhdim, Nismat Civile Joqeveritare mbinin përditë duke pretenduar që të merren me çështje dhe problematika të rëndësishme sociale. Por, fatkeqësisht, brenda Nismave individët bartës të, kinse kërkesave civile , shpesh herë marin rolin e “tutorit” te bezdisshëm! Dhe, pikërshtë shumë syresh sot janë tretur dhe as që janë gjetiu.Por një dyzinë syresh atëhere e sot veprojnë ndershëm dhe në përmbushjen e interesit publikë . Ato Nisma të cilat nuk ditën ti artikulojnë kërkesat sociale konform rendit dhe interesit të përgjithshëm shoqëror ndodhi që vetë shoqëria ti ngulfat.

Prandaj sot, qoftë pozita apo qofshin përfaqësues të opzitës politke, Nismat e organizuara civile domosdoshmërisht të trajtohen si partnerë bashkëpunues e jo kohabitues! Nuk është e moralshme publike dhe as politikisht e shëndetshme që përfaqësues opozitarë të shndrrohen në zëdhënës gruporë! Opozita e ka për detyrë të kërkojë llogari për “mostransparencë” ndaj publikut dhe taksapaguesëve, por jo të merret me axhendën e Nismave Civile……..Domeni i këshilltarit komunal opozitarë ështe shumë herë më i gjërë se sa, i cilës do Nismë civile. Pozita politike i ka në ngarkesë të gjitha Nismat civile me destinacione dhe laryshi shumë-dimensionale, dhe që të gjitha duhet domosdoshmërisht të trajtohen në rrafshin e partneritetit. Prandaj, marrja e minutazhës në foltore të kuvendit , vetëm sa për të folur , elektoratit dhe taksapaguesëve u bën dëshprimin e rradhës për moskoordinim dhe paaftësi opzitare për ta goditur në palcën politike për “mosdije, neglizhencë, pa aftësi, çorroditje, e tj.”, pozitën politike!
Prfaqësues opozitarë kanë qenë edhe bartës të funksioneve të larta publike, dhe si po duket e kanë qit në harrresë çështjen e të koordinuarit institucional në marrjen e Konkluzioneve me interes të gjërë pubikë! Sepse, asnjëherë nuk janë ballafaquar drejtëpërdrejt më punën e tillë edhe pse e kanë bartë funksionin publikë!

Mirëfilli qëndron se Komuna -institucioni publikë (qoftë vendim marrës apo ai ekzekutiv) si njësi dhe tërësi organizativo-territoriale edhe politiko-shoqërore është e mbikqyrur nga qytetarët dhe në veçanti nga taksapaguesit! Isntiucioni publikë e as këshilltari komunal i pozitës apo i opozitës asnjëherë nuk guxon të bie pree e interesave meskine të grupeve të caktuara të interesit. Shih s’këndejmi, askund në demokracitë e organizuara moderne , si në rastin e takimit punues përgaditor, apo siç quhet me zhargonin ndryshe , p a r a b o r d i, në të cilin ekzekutivi i prirë nga kryetari bën përgatitjen e krëkesave, nevojave, investimeve, çështjet me prioritet për nevojat e qytetarëve dhe të taksapagusve, duke i proceduar në mënyrë institucionale për në

Mbedhjen e Këshillit të Drejtorëve (Bordit) për vendim marrje. Dhe, në mbledhjen përkatëse merren vendimet-konluzionet fuqiplote institucionale. Në këtë instancë të vendim marrjes janë prezentë edhe bartësit e Nismës Civile (sic)! Pastaj, në të gjitha ndodhitë publike të të gjithave natyrave, mediet e shkruara, vizuele dhe ato eletronike informojnë publikun për ndodhjen (evenimentin), dhe peshën e ndodhjes. Po, me siguri se është teprim ekstrem kur thyhet privatësia e bartësit të funksionit publikë, siç kishte ndodhur shpesh herë. Dhe është edhe më e çuditshme, pikërishtë kur privatësinë e vetë bartësit të Nismës… e ruajnë më shumë vigjilencë ndërsa të bartësit të funksionit publikë e shkelin pa kurfarë etike njerëzore dhe profesionale. A ka këtu vend për debat etikë të mëtutjeshëm? Jo! Kështu që, institucioni i kryetarit është autoriteti më i lartë vendim marrës dhe ekzekutues në nivelin lokal i cili i jep llogari qytetarëve dhe taksapaguesëve si dhe instancave të shtetit ligjor, nga se në kuadër të funksionimit të institucioneve dhe bartësve të pozicioneve pubilke secili syresh e ka përgjegjësinë individuale ligjore dhe publike!

Më Shumë

Superliga mbyll fazën vjeshtore, vëmendja te derbi lokal në Suharekë

Sot përfundon faza vjeshtore e Superligës me dy ndeshje kryesore. Në Suharekë zhvillohet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, me fillim në ora 13:00. Në...

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit...

Lajmet e Fundit