11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Merkel: Formimi i qeverisë së Kosovës, çështje urgjente

Markel-JahjagaKancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Bundestag ka folur ndër të tjera edhe për Kosovën, derisa është pyetur nga gazetarët. Ajo ka thënë se në Samitin e Dubrovnikut të mbajtur ditë më parë, ka biseduar me shtetet e Ballkanit dhe nivelin e raporteve ndërmjet tyre.

“Në Dubrovnik kemi biseduar, unë në mes të shteteve te Ballkanit, për nivelin e secilit shtet në raport me procesin e tyre te afrimit ne BE, dhe aty ka nivele te ndryshme, kemi Slloveninë dhe Kroacinë të cilat tashmë janë anëtare të BE-së, Shqipëria e ka marrë statusin e Kandidatit Potencial, kemi hapur negociatat për anëtarësim me Serbinë dhe Malin e Zi dhe në rastin e Kosovës jemi duke punuar mbi një marrëveshje që korrespondon me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim”, ka thënë Merkel.

Sipas saj, është sqaruar disa herë së është pikërisht kjo që ka ndikuar të vë në lëvizje raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ndër kriteret e anëtarësimit të Serbisë në BE është rregullimi gradual i raporteve me Kosovën.

“Dhe kush sheh se çfarë ka ndodhur në periudhën e fundit prej një vitit e gjysmë, mund të sheh se në krahasim me konfliktet tjera, këtu mund të vërehen se paku disa përparime dhe kjo rrugë duhet të vazhdojë. Do të thotë se i tërë procesi i anëtarësimit të Serbisë në vazhdimësi do të jetë i ndërlidhur me pyetjen: Si qëndrojnë raportet e Serbisë karshi Kosovës? Por që edhe Kosova ka disa detyra për t’i plotësuar për arritjen e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit. Por nuk ka trajtim ndryshe. Ne i vëmë kushtet e njëjta ndaj të gjithëve dhe prandaj qëndron në vet zhvillimet e Kosovës se çfarë do të ndodhë në vazhdim dhe besoj se çështja më urgjente dhe aktuale është formimi i qeverisë pas zgjedhjeve”, ka thënë Merkel.

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit