Autobusi përplaset me kamionin në Kinë, mbi 40 persona humbin jetën

Kine-aksident me autobusMë shumë se 40 persona kanë humbur jetën për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik në Kinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale, në një nga autostradat më të mëdha të vendit, në provincën Hunan. Në këtë aksident u përfshinë dhjetëra automjete, mes tyre edhe një autobus. Pasi janë përplasur me njëra-tjetrën, mjetet kanë marrë flakë.

Bilanci i viktimave dyshohet të jetë më i rëndë, sipas policisë, pasi ndonëse kanë kaluar disa orë nga ky incident, ende të gjithë trupat nuk kanë arritur të nxirren nga rrënojat. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në mbi 100, raporton Oranews.

Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur mënjehërë në vendngjarje por për disa persona, kjo kohë ka qënë e pamjaftueshme pasi për shkak të përplasjes dhe shpërthimit të zjarrit, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar edhe protesta në vend për shkak të infrastrukturës së mjerueshme dhe pasigurisë në sistemin e transportit.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit