Berluskoni i shpëton burgut

Berlusconi-14-18Ish-kryeministri Silvio Berlusconi konsiderohet i pafajshëm, nga gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Milanos, lidhur me akuzën për bashkëpunim dhe nxitje të prostitucionit të të miturve.

Në gjykimin e Shkallës së Parë, ai ishte dënuar me shtatë vjet heqje lirie, ndërsa gjykatësit e Apelit vendosën që ta çlirojnë nga akuzat, sepse “fakti nuk ekziston” dhe se nuk e dinte moshën e vajzës, transmeton AMA.

Bëhet fjalë për rastin e 17-vjeçares marokene Ruby, për të cilën Berlusconi, në atë kohë kryeministër, pati kërkuar nxjerrjen nga gjendja e arrestit, sepse – sipas tij – ishte mbesa e ish-presidentit egjiptian Mubarak.

Skandali me sfond seksual që preku ish-kryeministrin u zgjerua, pasi, si vajza në fjalë, ashtu edhe persona të tjerë, rrëfyen për festat pikante të organizuara në banesën e Berlusconit, në Arcore, pranë Milanos.

Do të duhen rreth tre muaj për të njohur motivacionet specifike të sentencës; ndërkohë mbështetësit e ish-kryeministrit, akovatët e tij mbrojtës dhe eksponentët më të afërt politik, deklarojnë se më në fund drejtësia u vu në vend.

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit