12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kurti: Në shtator ose tetor mund të kemi zgjedhje të reja

AlbinKurti1205Situata paszgjedhore në Kosovë vetëm sa vjen e bëhet më e paqartë. Koalicionet e kontestuara, negociatat intensive midis partive opozitare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila me vendimin e saj e pezulloi postin e të parit të kuvendit, i ka dhënë kahe të re zhvillimeve politike në Kosovë.

Në karrigen e kryeministrit të qeverisë vazhdojë të qëndrojë Hashim Thaçi, edhe pse ai vazhdon të mos ketë numrat e formimit të qeverisë së re. Gjithçka ka mbetur në pikën zero, ndërsa partia fituese, me 32 % të votave nuk mund ta formojë qeverinë “Thaçi 3”.

Ndonëse Kosova ndodhet në vakum ligjor, për herë të parë në historinë e vendin ndodh që partitë opozitare të grupohen me qëllimin e përbashkët, për parandalimin e formimit të Qeverisë nga Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje! edhe pse renditet si forca e tretë politike, e njohur për qëndrimet e prera, veçanërisht në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë duket se e ka në dorë vendimin për të çuar ose jo vendin drejt zgjedhjeve.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet. Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje! në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë. Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK’në si partinë pushtet, si parti shtet, me satelitët e saj, LDK’në, AAK’në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje! si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, shprehet lideri i Vetëvendosjes!, Albin Kurti, transmeton Almakos.

Kurti ka folur edhe për rolin e Vetëvendosjes! dhe qëndrimet e saj karshi zhvillimeve të përgjithshme në vend.

Më Shumë

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në...

Lajmet e Fundit