Vetëvendosje! në Prizren uron për Fitër Bajram

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, ua ka uruar Fitër Bajramin.

“Fitër Bajrami është fjala përmbyllëse e Zotit për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji ndodh një përqendrim i veçantë i dedikimit, një respekt special për madhështinë e Krijuesit, një shkëputje periodike nga rutina materiale për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

“Por nëse muaji i shenjtë i Ramazanit është konfirmim i domosdoshmërisë së pavarësisë së qenies njerëzore ndaj gjërave të përkohshme dhe mashtruese, ai në të njëjtën kohë është vlerë sociale solidare”

“ Zoti e ka krijuar njeriun për të bërë vepra të mira, për ta ndihmuar nevojtarin dhe për ta ngritur të varfrin. Prandaj ndarja e të mirave të Zotit me të tjerët që kanë nevojë (zeqati), është vepër nga e cila duhet të marrin shembull të gjithë”

“Ne ua dëshirojmë të gjithë besimtarëve pranimin e agjërimit nga Zoti, veprat e tyre të mira, dhe vlerësimin e përkushtimit të tyre”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit