17.8 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Çmimi ‘Katarina Josipi’ s’mund të dalë jashtë Kosovës

Ridvan Dibra-dramaturgSikur dramaturgu Ridvan Dibra të konkurronte këtë vit me dramën “Lufta Tretë Botërore” për çmimin vjetor për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”, nuk do të kishte mundësi të shpallej fitues siç ndodhi vitin e kaluar. Të gjithë ata që nuk janë shtetas të Kosovës e ia mësyjnë çmimit për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2014, nuk do të merren parasysh aplikacionet e tyre, shkruan Koha Ditore.

Kësisoj, së paku, sipas konkursit që ka hapur Ministria e Kulturës të shtunën e javës së kaluar e i cili përcakton se “laureatë të çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës”. Për disa pjesëtarë të komunitetit artistik ky kufizim ndikon negativisht në cilësinë e dramave fituese e për disa të tjerë është me vend.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, institucion ky që ndan çmimin, nuk i kanë komentuar ndryshimet.

Ata që synojnë këto çmime, kanë kohë të konkurrojnë deri më 22 shtator. Kriteret e tjera edhe sivjet kanë mbetur të njëjta. Drama duhet të jetë e shkruar pas vitit 2000 përderisa zhanri e as numri i aktorëve nuk përcaktohet. Shpërblimet po ashtu nuk kanë lëvizur. Çmimi i parë merr shpërblimi prej 3.600 eurosh, i dyti 2.400 dhe i treti 1.200 euro.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari nga Mamusha për krim kibernetik, ishte dënuar me rreth dy vjet burgim efektiv

Stacioni Policor në Mamushë, më datë 18.08.2025, ka realizuar me sukses urdhër-arrestin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dënuarit M. J.,...

MKRS-ja pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren: Asetet kulturore u shkatërruan qëllimshëm

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy...

Lajmet e Fundit