12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Muja nuk kishte informacion për arrestimin e drejtorit Bytyc

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan  Muja nuk kishte informacion për arrestimin e drejtorit të  Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc. Ai për këtë rast është  informuar katër ditë pas arrestimit.

Burimet e  sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se për arrestimin e Bytycit, Muja është informuar  nga drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Kryetari nuk ka ditë asgjë për këtë punë. Ai është informuar katër ditë pas arrestimit nga Nexhi(Nexhmi Krasniqi)”, tregon burimi brenda Policisë së Kosovës.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Prizren, Mehmet Bytyc është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për ngacmim seksual me të miturën. Arrestimi i tij ishte bërë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren. Bytyc dyshohet se “kohën seksuale” e ka paguar me para. Në bazë të përgjimit të telefonit, rezulton se ai ka ftuar të miturën edhe në vendin e punës.

Për të gjitha këto dyshime të drejtorit të Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyc, kryetari Ramadan Muja është informuar nga  drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Kryetari nuk kishte pasur ‘haber’ as për arrestimin e as për dyshimet”, tregon për ‘PrizrenPress” burimi brenda Policisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja të shtunën ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit