22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Isufi: Kemi Qeveri gjithëpërfshirëse pa PDK-në

AhmetIsufi-AAKAsnjë parti nuk e ka marrë në konsideratë ofertën publike të PDK’së për të bashkë qeverisur në një Qeveri gjithëpërfshirëse. Ahmet Isufi i AAK’së thotë se edhe pa PDK’në Qeveria e ardhshme LDK-AAK-NISMA do të ketë shumicën e partive politike të shumicës shiptare si dhe të pakicave.

LDK, AAK dhe NISMA kanë vendosur të mos e marrin fare në konsideratë ofertën publike të PDK’së për formimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse.

Pas LDK’së e cila përmes Sekretarit Ismet Beqiri u deklarua se nuk vjen në ka kurrfarë mundësie të ketë një bashkëqeverisje me PDK’në, edhe AAK ka dalë me të njëjtin pozicion.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë për Express, se PDK’së askush nuk i beson pasi ka ndërtuar praktika të këqija për dy mandate sa ka qeverisur me Kosovën.

Sipas tij, tashmë ekziston formula për formimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse edhe pa PDK’në.

Sipas tij, Qeveria që do të formohet nga LDK-AAK-NISMA do të jetë gjithëpërfshirësemeqë aty do të jenë shumica e partive shqiptare dhe pjesa dërmuese e pakicave.

“Formula e një Qeveri gjithëpërfshirëse është ekzistuese sepse 83 deputetë kanë votuar në Parlamentin e Kosovës. Kjo do të thotë se shumica e partive shqiptare dhe po ashtu të pakicave janë dakorduar për formimin e një Qeverie e cila vec është iniciuar. Prandaj, cdo formulim tjetër është tentim i kotë”, ka thënë ai.

Isufi ka deklaruar se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit për të vazhduar pastaj me formimin e Qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-NISMA.

“Ne po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa, sa i përket ndonjë formule tjetër nuk ka sepse e kemi lidhur koalicionin LDK-AAK-NSIMA i përkrahur edhe nga Vetëvendosje. Konsiderojmë se zgjidhjet tjera janë të pamundshme për arsye se është humbur besimi i partive politike të Kosovës në Kryeministrin Thaci dhe në PDK’në”, ka thënë Isufi.

Ndryshe, dje, PDK përmes Zëvendëskryetarit Kadri Veseli propozoi qeveri gjithëpërfshirëse me arsyetimin se koalicioni i ardhshëm duhet të ketë së paku 80 vota pa llogaritur në listën “Srpska”.

Veseli ka deklaruar se nëse nuk krijohet një Qeveri e tillë atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Më Shumë

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Lajmet e Fundit