9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Krasniqi: Pas Allahut, amerikanët na sollën lirinë

Shefqet Krasniqi-hoxhaImami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi thotë se nuk mund të besoj se qeveria amerikane nuk do t’iu lëshojë viza për një kohë atij dhe dy imamëve tjerë, Irfan Salihut dhe Enes Ramës.

“Unë tash sa kuptova prej medieve, asgjë nuk di në këtë drejtim, askush as nuk me ka paralajmëruar e as që më ka thënë gjë. Mbase edhe mund të jetë spekulim nga mediet, si material për konsum, pasi që veç jemi mësuar me to”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për Indeksonline.

Krasniqi thotë se e ka vlerësuar dhe vazhdon ta vlerësoj lart ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, duke shtuar se: “Gjithmonë amerikanët i kam trajtuar dhe i trajtoj me respekt nëpër ligjëratat e mia, ku disa herë e kam potencuar se ata pas Allahut na kanë sjellë lirinë”.

“Madje edhe për liritë fetare, unë e kam marr shembull Amerikën dhe kam kërkuar se: Ne duam një islam anglo-amerikan- në kuptimin e mbrojtjes së lirive fetare dhe praktikimit të lirshëm të Islamit në vendet e tyre”, është shprehur Imami Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi ka pranuar se asnjëherë nuk ka shfaqur dëshirën për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se asnjëherë nuk ka aplikuar për vizë amerikane.

E krejt në fund Krasniqi thotë se “nuk beson dhe nuk do të besoj se demokracia amerikane vendos restrikcione ndaj një personi si Dr. Shefqet Krasniqi vetëm për një fjalë goje, kur dihet amerikanët janë shembull për demokraci dhe iri të shprehjes”.

Ndryshe, mediet kanë raportuar se sipas raportit vjetor të qeverisë amerikane, disa imamëve dhe drejtuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk do t’u lëshojë viza për një kohë, për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe antisemite në mesin e predikuesve fetarë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

Ndërprerje e energjisë sot në Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë...

Lajmet e Fundit