17.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Kuvendarët e Mamushës, asnjë propozim për inicim të hartimit të legjislacionit komunal

Mamusha5-16Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 15 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Mamushës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Mamushës në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së; anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Mamushës janë: Abdülhadi Krasniç (KDTP) me 35.0 %, Fuat Taç (KTAP) me 15.1 % , Halim Sadiku (PDK) me 13.8 %, Mehmet Mazrek (KTAP) me 13.1 % derisa Sedat Mazrek (KTAP) dhe Gölünay Mor?na (KTAP) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Mamushës në këtë periudhë janë ngritur 75 çështje,nga këto 51 % nga fushat me interes për qytetarët e Mamushës ndërkaq 49 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të kësaj komune.

Anëtarët e KDTP-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 48.0 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e KTAP-së me 25.3 % % të çështjeve të ngritura. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura, në këtë periudhë, Abdülhadi Krasniç (KDTP) ka numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me 44.0 % të pasuar nga Fuat Taç (KTAP) dhe Halim Sadiku (PDK) me nga 14.7 % të çështjeve të ngritura.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të punës së Kuvendit të Komunës së Mamushës janë shqyrtuar apo miratuar dy rregullore komunale; Rregullorja e punës së Kuvendit të Komunës dhe Rregullorja për tarifa , ngarkesa dhe gjoba komunale. Krahas kësaj, asnjë nga kuvendarët nuk ka propozuar rregullore për miratim pranë këtij institucioni.

Sa i përket pyetjeve parlamentare, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mamushës kanë bërë gjithsej 29 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune, nga këto 69 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Mamushës ndërkaq ndërsa 31 % nga fusha me interes për qytetarët e Mamushës.

Anëtarët nga radhët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Mamushës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me 44.8 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e KTAP-së me 27.6 % të pyetjeve të përgjithshme. Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Mamushës në këtë periudhë ishin: Abdülhadi Krasniç (KDTP) me 41.4 % dhe Mehmet Mazrek (KTAP) me 27.6 % të pyetjeve të përgjithshme.

Gjatë kësaj periudhe, Fuat Taç (KDTP) dhe Abdülhadi Krasniç (KDTP) kanë qenë të vetmit anëtarë të Kuvendit të Komunës së Mamushës që kanë propozuar pika për rendë dite në seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci bën hapin e parë drejt finales së madhe

Rahoveci i është kthyer garës për titull të kampionit dhe fitoreve po ashtu. Në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll,...

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Lajmet e Fundit