10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Fqinjësi e ‘Ligë’

Turqia-637x424Një ditë tetori plot me diell në vitin 2009, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu rrezatonte krenari, teksa inauguronte konsullatën e vendit të tij në Mosul, një qytet iraken që dikur kish qenë pjesë e Perandorisë Otomane.

“Ne ju shohim si pjesë e vetes sonë. Unë jam ministri juaj”, deklaroi Davutoglu.
Fjalët e tij ofronin një ide të hershme për ëndrrën neo-otomane të një Turqie që udhëheq një hark myslimanësh sunitë që shtrihet në Ballkan, Azinë Lindore dhe Lindjen e Mesme.
Pas pesë vitesh, konsullata turke shërben sot si seli e islamikëve të ISIS. Ky grup i frikshëm e brutal e sulmoi ndërtesën në 10 qershor, duke marrë peng të 49 pjesëtarët e stafit të konsullatës, përfshirë edhe konsullin e përgjithshëm, bashkë me dy fëmijët e tij. Shpresat që ata do të mund të liroheshin me rastin e festës së Bajramit ishin të kota.

Thuhet se xhihadistët po i përdorin turqit si mburojë njerëzore kundër një ndërhyrje të mundshme të perëndimorëve në Irak. Guvernatori në mërgim i Mosulit, Atheel Al Nujaifi, thirrjet e të cilit që turqit të evakuonin konsullatën ranë në veshë të shurdhër, thotë se nuk ka gjasa që ata të lirohen së afërmi.

Ngjarja e Mosulit ilustron se sa shumë ka rënë pesha e Turqisë në rajon. Deri kohët e fundit Turqia, një vend anëtar i NATO’s që është në bisedime për anëtarësimin në BE, përshëndetej si një shembull i një vendi mysliman ku Islami dhe demokracia mund të bashkëjetojnë. Por një përzierje e kryelartësisë, sektarizmi prosunit dhe gjykimi të gabuar nga ana e partisë AK të frymëzuar prej Islamit, ia ka tretur vendit këtë fuqi të butë.

Shenjat e para të telasheve erdhën pas prishjes së marrëdhënieve me Izraelin kur në vitin 2010 u vranë tetë turq dhe një turko-amerikan në bordin e anijes Mavi Marmara që ishte nisur për në Gazë. Më pas erdhi zënka me gjeneralët e Egjiptit për faktin që Kryeministri Erdogan kishte mbështetur Vëllazërinë Myslimane. Por, goditjen më të fortë e dha Siria.

Erdogani besonte se Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad mund të rrëzohej brenda gjashtë muajve. Davutoglu tha se duheshin edhe më pak. Turqia lejoi kalimin e armëve dhe rebelëve, përfshirë edhe xhihadistë, drejt Sirisë. ISIS kontrollon dy pika kufitare me Turqinë dhe ka sytë nga një tjetër, me kurdë sirianë. Kurdët këmbëngulin që Turqia i lejon luftëtarët e ISIS të përdorin territorin e saj si bazë në luftën kundër tyre.

Turqia i mohon këto pretendime. Por, ata po ekzaminohen në Washington, ku akuzat për marrëveshje të Turqisë me xhihadistët po shkaktojnë shqetësim.

“Ka një mosbesim të thellë ndaj Erdoganit”, thotë një zyrtar amerikan.
Kritikat më të fundit të Kryeministrit kundër Izraelit, përfshirë krahasimin e izraelitëve me HItlerin, nuk kanë ndihmuar aspak.

Por, hapësira e manovrimit të Amerikës po avullon.
“Nëse nuk vjen nga vetë Obama, çdo lloj kritike tjetër as nuk do dëgjohet prej Erdoganit”, thotë

Henri Barkey i Leigh University në Pensilvani.

Trysnia e amerikanëve e ka detyruar Turqinë të rendisë ISIS dhe Jabath al Nusra, një tjetër grup ekstremist në Siri, si “terroristë”. Por, zyrtarët e Turqisë rrëfejnë se nuk mund ta kontrollojnë plotësisht kufirin. Privatisht ata shprehin frikën se Turqia mund të jetë shënjestra e radhës e ISIS. takvahaber.net, një portal turk që lëvdon “fitoret” e grupit, nxit turqit që të mbështesin xhihadin global.

Dikur, Davutoglu e mbronte xhihadin për vende si Çeçenia dhe Afganistani. Ai e quante Izraelin “një tumor gjeopolitik”.

Këta dhe prononcime të tjerë të Davutoglusë u ribotuan nga Behlul Ozkan, një politolog në Universitetin e Marmarasë që ka skanuar më shumë se 300 artikuj të shkruar nga ish profesori i tij në vitet 1990. Por Davutoglu thotë se ISIS janë armiqtë e tij ideologjikë.
“Ai është më shumë në linjë me Vëllazërinë Myslimane”, thotë Ozkan.
Pavarësisht problemeve të fundit, nuk ka shenja që Davutoglu do të largohet.

“Me shumë gjasa ai do të vazhdojë të drejtojë politikën e jashtme të Turqisë sa kohë që AK do jetë në pushtet”, thotë Aaron Stein, një analist i RUSI, një think tank me qendër në Londër. Po kështu, ka zëra që Erdogani, i cili ka gjasa të bëhet i pari president i zgjedhur nga populli në Turqi, ka zgjedhur tashmë Davutoglunë si pasardhësin e tij në postin e kryeministrit. Me pak fat, fatkeqësia e Mosulit do i hedhë poshtë fantazitë e tij otomane. Megjithatë, për momentin nuk ka shenja që kjo ka ndodhur.

(The Economist) / Përshtati: Bota.al

Më Shumë

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Lajmet e Fundit