14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Vazhdon sllavizimi i Shkupit me përmendore të reja

Shkupi me permendore te rejaPërmendore të reja të maqedonasve do të vendosen në të dyja anët e lumit Vardar si pjesë e projektit “Shkupit 2014”.

Bëhet fjalë për mbi 10 përmendore, një pjesë e të cilave do të vendosen edhe në pjesën pranë gjykatave dhe bibliotekës kombëtare, në pjesën e dominuar nga shqiptarët, transmeton INA.

Përmendore masive të disa heronjve të panjohur maqedonas do të vendosen pranë Teatrit Maqedonas, Bibliotekës dhe hapësirave të tjera, ndërsa një numër i madh skulpturash do të jenë përreth lumit pranë Ministrisë së Jashtme.

Bëhet fjalë për figurat historike maqedonase, sllave dhe serbe si Partenija Zografski, Kiril Pejcinoviq, Hristofer Zhefaroviq, por edhe figura me origjinë shqiptare, e përvetësuar nga sllavomaqedonasit Joakim Krçovski.

Në kuadër të këtij projekti që pritet të arrijë në rreth 1 miliardë euro, këtyre ditëve është sanuar dhe rikthyer në gjendjen normale edhe përmendorja e Car Dushanit. Ajo është sanuar, pas dëmeve që u shkaktuan nga tentimet për heqjen e saj.

Derisa po vazhdon vendosja e këtyre përmendoreve, akoma nuk ka asnjë lëvizje rreth vendosjes së tri përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit vazhdojnë të hedhin përgjegjësinë ndaj njëra tjetrës për këto përmendore.

Në muajin gusht 2012, Komuna Qendër kishte paralajmëruar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vendoseshin deri në fund të atij viti, por ato deri tani nuk duken askund. Ky premtim ishte dhënë edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila është pjesë edhe e pushtetit në Qytetin e Shkupit.

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Lajmet e Fundit