11.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Kosova në pozitë të disfavorshme në KS të OKB-së

KS-OKBRaporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon në Këshill të Sigurimit, pritet të jetë një tjetër goditje për Kosovën dhe diplomacinë e saj të brishtë.

Në këtë raport, përveç tjerash, vend të veçantë në kapitullin për sundim të rendit dhe ligjit do të zërë raporti i kryeprokurorit, Clint Williamson, lidhur me pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty se gjatë luftës së fundit në Kosovë krerët e UÇK-së kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Këto pretendime të cilat kanë ngjallur hamendësime dhe debate të shumta në vend, nga analistët vlerësohen se do të jenë një pasqyrë negative për vendin, institucionet e të cilit ndonëse të brishta në këtë fazë kur funksionojnë pa mandat të plotë, nuk do të duhej që këtë raport ta linin të përfundonte në Këshillin e Sigurimit. Për profesorin e të drejtës ndërkombëtare Avni Mazrekun, dërgimi i raportit të Williamson në Këshill të Sigurimit vetëm sa dëshmon apetitet e Serbisë për të punuar në prishjen e imazhit të Kosovës, e po ashtu dështimin e institucioneve të vendit për të parandaluar këtë veprim të Beogradit zyrtar.

“Raporti i Williamsonit është dashur të mbetet në nivel të Bashkimit Evropian, por apetitet e Serbisë kanë qenë të tilla që kjo çështje të shtrohet edhe në Këshill të Sigurimit, në mënyrë që çështja të internacionalizohet. Mendoj që diplomacia e re në Beograd ka gjetur terren të përshtatshëm për të vepruar”, ka thënë Mazreku. /Tribuna

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Shkruhet historia: Pilotja e Kosovës renditet e para në botë në paragllajd

Sporti ajror i Kosovës ka shënuar një moment historik. Pilotja e paragllajdit, Lisjeta Thaqi është renditur e para në botë në kategorinë e femrave, duke...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit