13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Perëndimi paralajmëron Rusinë

89765Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar Rusinë të mos përdorë ndihmat humanitare si një pretekst për dërgimin e trupave në Ukrainën Lindore.

“Çdo ndërhyrje e tillë do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe do të cilësohej si një pushtim i Ukrainës Lindore”, tha Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond i bëri thirrje Rusisë për të shmangur çdo veprim provokativ. Zyra e tij tha se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë.

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe gjatë së premtes në lindje të Ukrainës, në afërsi të kufirit me Rusinë, mes forcave ukrainase dhe militantëve pro-rusë.

Hammond u shpreh i shqetësuar mbi veprimet e fundit në kufirin mes dy shteteve dhe për shtimin e armëve të rënda që kalojnë në territorin e Ukrainës nga Rusia. “Jam thellësisht i shqetësuar për armët e rënda e dërguara në Ukrainë. Gjithashtu edhe pretendimet e forcave ruse për një ndërhyrje humanitare në Ukrainë është e pajustifikueshme dhe e paligjshme. Kushtet për një ndërhyrje të tillë nuk ekzistojnë”, shtoi Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se stërvitja ushtarake në jug të Rusisë kishte përfunduar dhe se forcat janë kthyer na bazat e tyre të përhershme. NATO thotë se rreth 20 mijë trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit më Ukrainën.

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për rolin e saj në Ukrainë sollën reagimin e Kremlinit gjatë kësaj jave, me ndalimin e importeve të ushqimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Më Shumë

Mbrojtëset tek Ura e Fshajt të dëmtuara që tri vjet (foto)

Ura e Fshajt gjendet mbi lumin Drin në aksin rrugor Gjakovë – Prizren. Ka tre dimra që 8 mbrojtëset nga betoni të njërit krah...

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës. Rastin...

Lajmet e Fundit