Grabovci: Bllokimi institucional në dëm të qytetarëve

Adem Grabovci14-07Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se duhet të kemi parasysh të ardhmen në të cilën gjendet procesi i shtetndërtimit të Kosovës.

Sipas tij, me këtë bllokim të jetës institucionale në vend, është shkaktuar një dëm i madh në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, prandaj secili subjekt politik duhet të pajtohet me çfarëdo verdikti që do të sjellë në vijim Gjykata Kushtetuese.

“Ende jemi në formësim të shtetndërtimit dhe në përpjekje për krijimin e institucioneve funksionale e stabile. Për këtë, aq më pak e kemi atë komoditet që t’i lejomë vetvetes lojë politike të ngadalësimit të krijimit të institucioneve të reja, që shkon në dëm të interesit të qytetarëve të vendit”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit