Këshilli, sot propozimi për shkarkimin e Fullanit

Ardian Fullani gurvenatorKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për përgjegjësitë që duhen mbajtur lidhur me skandalin e vjedhjes së shumës prej 7.1 milionë dollarëve.

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se gjatë kësaj mbledhjeje, e dy ta që nga dita kur u zbulua vjedhja, do të kërkohet edhe dorëheqja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Nuk është ende e qartë cili nga anëtarët do ta propozojë shkarkimin, por një prej anëtareve, Ermelinda Meski është shprehur publikisht që Guvernatori të marrë përgjegjësitë e tij në këtë situatë. Po ashtu, anëtari tjetër profesori i njohur Adrian Civici ka deklaruar se Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës janë përgjegjës pse nuk ndaluan vjedhjen.

Këshilli Mbikëqyrës ka aktualisht 7 anëtarë, ku përveç guvernatorit Fullani, i cili është kryetar i Këshillit dhe zv.guvernatores Elisabeta Gjoni, bëjnë pjesë edhe Petraq Milo, Dhori Kule dhe Ela Golemi.

Propozimi për shkarkim pritet t’i referohen nenit 47 , pika 2 e ligjit të Bakës, sipas të cilit Këshilli Mbikëqy rës mund t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit nëse cenon thellë interesat e Bankës.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit