-1.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

PDK blen gjashtë deputetë?!

Isa mustafa me ramushin ne kuvendPartia Demokratike e Kosovës e ka përgatitur deri në detaje skenarin se si ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe kësisoj ta përçaj edhe koalicionin LDK- AAK- Nisma. Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic se PDK i ka kërkuar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani që të vendos që çështja e kryetarit të Kuvendit të zgjidhet me votim të fshehtë, duke e tejkaluar kështu ngërçin politik dhe prurjen kështu të një vendimi të “pranueshëm” për të gjithë.

“Ka shumë gjasa që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të dalë me vendim, që çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të shkojë me votim të fshehtë. Pra, Gjykata Kushtetuese do të vendos asisoj që seanca e 17 korrikut të rikthehet nga fillimi, dhe për kryetar të Kuvendit të shkohet me votim të fshehtë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkohë, në një prononcim që e kishte dhënë para disa javësh për Gazetën Blic, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi kishte thënë se partia e tij i ka numrat për formimin e qeverisjes së ardhshme.
“PDK-së i takon mandatari për formimin e qeverisë. I kemi 15 ditë kohë ta bëjmë atë. Pra, do të hyjmë në procedurë, dhe kush thotë që nuk do t’i bëjmë numrat, pa hyrë në procedurë, pa e provuar”, kishte thënë Kuçi më datë 2 korrik.

Të paktën 6 deputetë të partive të Bllokut do të votojnë për kandidatin e PDK-së?

Në këtë situatë, ky burim qartëson se PDK do të arrijë që të realizojë objektivat. Pra, do ta propozojë një kandidat i cili do të shkoj në votim të fshehtë. Në këtë situatë PDK i ka të paktën 6 deputetë nga partitë e Bllokut, kryesisht të LDK-së, 1 të AAK-së, që do të votojnë për kandidatin e PDK-së.

Ndërkaq, gjatë ditës PDK-ja dhe partitë e koalicionit LDK- AAK- Nisma janë përballur në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Pritet që brenda pak ditësh edhe Gjykata Kushtetuese të dalë me verdiktin e saj për çështjen nëse Isa Mustafa u zgjodh në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme në seancën konstituive të 17 korrikut.

Partia Demokratike e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Isa Mustafës si kryetar Kuvendi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës para dy muajsh në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Rubikon” të KTV-së kishte deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk merret me atë se kush është grupi më i madh parlamentar e as me atë se kush e ka të drejtën që ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, për faktin se sipas tij, kjo më tepër është një çështje politike.

Më Shumë

Prizreni pret Prishtinën sonte

Proton Cable Prizreni dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në një duel të rëndësishëm në kuadër të javës së 15-të të Superligës së...

Vdes Sam Moore ikona e soul-it

Sam Moore, ikona e muzikës soul dhe i njohur për hitet e fundit të epokës si ”Soul Man” dhe ”Hold On, I’m Comin’”, vdiq...

Lajmet e Fundit