Demiri: Grupi ‘6+’ ndodhet mes dy zjarrëve, atë të Bllokut dhe PDK-së

rasim-demiri-skDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni “Vakat”, Rasim Demiri, tregon se Grupi ‘6+’ do të përkrah atë subject politik që e ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Ai thotë se “6+” do të vazhdojë të negociojë me Bllokun dhe PDK-në.

”Edhe para dy ditësh ne kemi pasur takime me partnerin e koalicionit PDK-në dhe ata të Bllokut LDK-AAK-Nisma”.

“Ne ndodhemi ndërmjet dy zjarrëve, por jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të përkrahim grupin që do të përbëhet prej shumicës parlamentare”, thotë Demiri, transmeton TVPZ.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kontestimin e zgjedhjen Kryeparlamentar të Isa Mustafës.

“Të gjithë janë në dijeni se në seancën e fundit qëndruam në sallë edhe kur aty ndodheshin kolegët nga PDK, por edhe në pjesën kur aty ishin të pranishëm deputetët e bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma, ata nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e komunitetit serb”.

“Grupi parlamentar ‘6+’ do respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”.

”Ne kemi menduar që zgjedhja e Kryeparlamentarit ka qenë e rregullt,mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe ne e respektojmë plotësisht këtë vendim të saj”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Lajmet e Fundit