Gruaja denoncon burrin për dhunë, shefi i policisë i kërkon favore seksuale, arrestohet

ernest-paluku-320x256Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga shefin e Stacionit policor të Velipojës, Ernest Paluku pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

“Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj”, bën me dije përmes një njoftimi Ministria e Brendshme.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.

Këto veprime i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., të cilës i premtonte mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj.

Materialet hetimore ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime dhe hetime të mëtejshme.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit