5.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Në shkollat e Luginës protestohet më 1 shtator

Lugina e Presheves14Përfaqësuesit e spektrit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës, kanë ftuar arsimtarët dhe nxënësit bashkë me prindërit e tyre që në ditën e hënë, më 1 shtator të protestojnë para objekteve shkollore.

Protesta do të mbahet në shenjë paknaqësie ndaj qeverisë serbe, për mos lejimin e përdorimit të teksteve mësimore nga Kosova dhe Shqipëria edhe në Luginë. Vendimi për protestë është marrë unanimisht nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që tubojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, raporton RTK.

Mos lejimi i përdorimit të teksteve mësimore për më se tri dekada është tërësisht i papranueshëm për faktin se të gjitha pakicave kombëtare të tjera në Serbi iu lejohet përdorimi i teksteve mësimore nga shtetet e tyre amë, përveq shqiptarëve, kanë vlerësuar ndër të tjera përfaqësuesit e partive dhe institucioneve politike të Luginës.

Organziatorët e protestës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare, kërkesat e protestës përveq që do t`ia adresojnë qeveritarëve në Beograd, me të njëjtat do të sensibilizojnë edhe përfaqësit diplomatike të shteteve më me ndikim të akredituara në Beograd.

Më Shumë

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Lajmet e Fundit