3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nexhat Daci: PDK duhet të lëshojë rrugë nëse dështon me Kryeparlamentarin

Daci-lddIsh-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se PDK’ja duhet të lëshojë rrugë nëse nuk arrin të zgjedh në mënyrë demokratike Kryeparlamentarin.
Në këtë rast, sipas tij, PDK me bllokadë do të krijon vetëm urrejtje të qytetarët e Kosovës por edhe te ndërkombëtarët.

“Në qoftë se nuk arrin PDK’ja të sigurojë numrin e votave që në mënyrë demokratike të votohet Kryetrari, atëherë, duhet të lëshojë rrugë. Në qoftë se nuk ka marrëveshje duhet të lëshojë rrugë dhe të hap një rrugë tjetër”, ka thënë Daci, për Gazetën Express.

“Nëse nuk krijon shumicë demokratike, atëherë PDK, do të krijon vetëm urrejtje edhe në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin para një jave, derisa Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ka thënë se nuk do të ketë seancë të re pa u marrë vesh liderët e partive politike.

Madje, ajo ka bërë thirrje që të ketë një marrëveshje paraprake mes partive para se të shkohet ne seancë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Këtë veprim të Brovinës, Daci e sheh si cirkushane dhe sqaron se kryesuesja e seancës s’ka kurrfarë kompetencash përvec leximit të rendit të ditës.

“Kryesuesi i seancës e ka për detyrë vetëm të lexojë dhe të mos largohet nga ai rend dite dhe mos me u politizu. Rolet që mundohet me i dhanë dikush Kryesuesit vetëm e ngarkon – nuk dua të flas për emra as për personin – dhe pastaj bëhet një cirkushane e paparë në traditën parlamentare të konstituimit të një Kuvendi”, ka shtuar ai.

Daci ka thënë se nuk ka asnjë logjikë që kryesuesja e seancës të bën veprime që nuk janë në kompetencë të saj.

“Deklaratat që ishin në media që do t’i ftonin në diskutim liderët e partive politike ishte qesharake. Ishte e njëlloj afrikanizmi, por i para një shekulli, se Afrika ka ecur shumë para neve në kohën e fundit”, ka deklaruar ai.

Lideri i LDD’së ka thënë se nuk duhet të polemizohet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, derisa, ka shtuar se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një epërsi PDK’së por nuk ia ka siguruar votat për Kryeparlamentar.

“Parlamenti funksionon me shumicë demokratike, do të thotë, vullneti politik i përfaqësuesve të zgjedhur në Parlament. Ku me ditë çfarë epërsie me të dhënë Gjykata Kushtetuese ose një ndonjë Gjykatë ndërkombëtare, ajo duhet të respektohet për procedurën e hapjes së seancës konstituive dhe rrjedhjen e saj, por s’mund të sigurojë vota”, ka shtuar ai.

“Në qoftë se prolongohet seanca plenare e re, atëherë, shihet tendenca politike për manipulime”.

Zgjedhjet nacionale kanë përfunduar më 8 qershor dhe ishin cilësuar si më të mirat të organizuara prej pasluftës. Në bazë të rezultateve përfundimtare, PDK ishte partia e parë e pasuar nga LDK, VV dhe AAK.

Një ditë para certifikimit, LDK, AAK dhe NISMA ishin bërë bashkë në një koalicion paszgjedhor, duke përjashtuar çdo bashkëpunim me PDK’në.

Në seancën konstituive e cila më vonë u konsideruar kundërkushtetuese, PDK kishte dështuar të votonte Kryeparlamentarin dhe në mungesë kuorumi ishte ndërprerë seanca. Pas kësaj, tri partitë opozitare, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit votuar për Kryetar të Parlamentit Isa Mustafën.

Tash, përsëri LDK-AAK-NISMA kanë paralajmëruar se do të votojnë për kryeparlamentar kandidatin e tyre, derisa zyrtarët e PDK’së kanë thënë se s’do të heqin dorë nga pozita e udhëheqësit të Parlamentit.

Më Shumë

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se...

Lajmet e Fundit