5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Blloku e ka skenarin për seancën e radhës

Teuta Sahatciu-ldk14-28Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Sahatqija, ka thënë se vendimi për marrëveshjen e Bllokut është votuar me shumicë në LDK. Sipas saj, një diskutim i hapur si në LDK nuk ndodh në partitë tjera.

Ajo ka thënë se Blloku ka skenarin për seancën e ardhshme konstituive derisa ka theksuar se PDK-ja e ka uzurpuar Kuvendin.
Sahatqija, ka bërë me dije se Blloku e ka zgjidhjen e daljes nga ngërçi në bazë të vendimit të Kushtetueses.

“Koalicioni ynë i ka numrat, do të respektoj vendimin e Gjykatës në ndërkohë presim që presidentja e cila prej javës së ardhshme do të jetë aty të përdorë autoritetin e saj dhe të jep zgjidhje. Është tepër e rëndësishme që më 2 tetor të hapet rruga e zgjidhjes pasi që Kosova dhe institucionet janë me të vërtetë duke pritur dhe duke pasur pengesa për shkak të kësaj”, është shprehur Sahatqija për “RTV21”.

Sahatqija ka thënë se kryesuesja e seancës Flora Brovina nuk është zëdhënëse e PDK-së dhe se e ka uzurpuar Kuvendin.

“Thelbi i demokracisë është sundimi i shumicës dhe ne atë e kemi. Në anën tjetër më duhet të theksoj edhe uzurpimin e Kuvendit prej zonjës Brovina e cila në Kuvend nuk lejon kuvendim të kuvendarëve prandaj mendoj që është një uzurpim i fjalës së lirë, uzurpim i demokracisë, njëfarë diktature e 36 deputetëve karshi 84 deputetëve të tjerë”, ka deklaruar Sahatqija.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë të Rahovecit ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit