Strategjia e PDK-së: Thellimi i krizës që do ta thyente Bllokun!?

Kryesia e PDKAs këtë javë nuk pritet që të tejkalohet ngërçi politik në Kosovë. Edhe pse Presidentja e vendit është kthyer nga SHBA dhe do të mbajë edhe një takim konsultativ me dy palët e barrikaduara para seancës së 2 tetorit, megjithatë nuk pritet që njëri apo tjetri grupim të lëshojë pe.

Kjo ngjet sepse strategjia e PDK-së nuk ndezi as me bërjen e numrave nga minoritet dhe Lista Serbe si dhe disa të rebeluar nga LDK-ja, AAK-ja e VV!-ja që do t’u jepnin numrat por as me pritjet që ndërkombëtarët do të ndërhynin në krizë duke e thyer Bllokun e Koalicionit paszgjedhor.

Sipas një burimi ndërkombëtar të Gazetës Blic, PDK-së s’i kanë mbetur shumë rrugë për daljen nga kriza pasi që tashmë edhe udhëheqja e ngushtë e kësaj partie e ka të qartë që nuk do të mundet t’i sigurojë numrat për Kryeparlamentar apo shumicë qeverisëse.

“Jahjaga nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejtë. Ajo do t’i udhëzojë palët ta respektojnë së pari Kushtetutën e më pas edhe vendimin e Gjykatës dhe me vete ka vetëm një porosi nga zyrtarët e Washingtonit e ajo është që nuk do të ketë zgjedhje të reja”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i PDK-së i cili nuk ka dashur që t’i përmendet emri ka thënë që për këtë parti nuk kanë mbetur shumë opsione.

“Ne e kemi të qartë që nuk do të mund ta thyejmë Bllokun. Por ai do të thyhet vetvetiu kur të shihet se vendi po shkon në krizë edhe më të thellë”, ka thënë ky zyrtar i kësaj partie i cili megjithatë shpreson që Jahjaga dhe ndërkombëtarët këtë gjë do t’ua bëjnë të qartë edhe partive të Bllokut.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit