16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Limaj e sheh gjetjen e zgjidhjes pas festës së Bajramit

Jahjaga-Limaj14-02Kur ka dalë nga takimi me Presidenten Atifete Jahjaga, kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ata dhe e para e vendit po punojnë për gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik e institucional.

“Tash jeni dëshmitar të takimeve të shpeshta me Presidenten e vendit. Ne po punojmë fuqishëm për një zgjidhje e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Ai nuk ka pranuar të flasë vetëm në emër të Nismës, por ka folur se si bllok janë të interesuar që të gjejnë zgjidhje, kur është pyetur nëse partia që ai i prin është e gatshme që të ulet për të biseduar me PDK-në.

“Me secilin akter që plotëson ato dy kushte, që të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarit ne do të provojmë që të gjejmë zgjidhje, si Bllok”, ka thënë Limaj. “Kanë shkuar dy muaj duke testuar nëse Blloku po ndahet ose jo. Besoj e kanë kuptuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh”.

Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.

“Në ditët në vijim, pas festës, besoj se do të kemi progres në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Përurohen fusha e sportit, hapësirat gjelbëruese dhe kabinetet moderne në shkollën “Fadil Hisari” në Prizren

Në ambientet e shkollës fillore “Fadil Hisari” në Prizren u përuruan sot fusha e re e sportit, hapësirat gjelbëruese si dhe kabinetet moderne të...

Exit Polli i Klan Kosovës për Prizren: Shaqir Titaj i PDK-së bindshëm i pari

Klan Kosova ka publikuar exit poll-in për zgjedhjet e sotme lokale. Rezultatet e këtij exit polli për komunë të Prizrenit kanë treguar së më se...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit