5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Vendimmarrja dhe klientelizmi politik në Prizren

skender susuriShkruan: Skender Susuri, prof

Vendimmarrjet në Komunën e Prizrenit shoqërohen me shkelje të dukshme të dispozitave ligjore, arbitraritet, politizim dhe klientelizëm. Shumë zyrtarë të lartë komunal pjesën e madhe të orarit të punës e kalojnë në séanca gjygjësore, tani më ka edhe aktvendime të gjykatave, me të cilat është vërtetuar fajësia e tyre, por abuzimet , arbitrariteti dhe klientelizmi ( favorizimi i një rrethi të ngusht njerzish – miqësh) vazhdojnë, janë në trend, janë shtrirë në të gjitha zyrat e komunës, duke u bërë “kulturë e punës – vendimmarrjes”. Punësimi nuk bazohet në rregullat formale të konkursit , por në rregullat parciale të klientelizmit. Klientelizmi nuk ka të bëjë vetëm me favorizim, ka të bëjë edhe me diskriminim, duke ju mohuar dikujt një të drejtë themelore dhe e mirë e cila i takon, e drejta për punë.

Ligji mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04 / L – 032 / 2011, neni 35 pika 4 e obligon DKA që në komisionin për zgjedhjen e mësimdhënësve, pos drejtorit të shkollës të përfshihen edhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues të shkollës përkatëse, e cila nuk ka ndodhur në asnjë rast të vetëm në Komunën e Prizrenit . Ky anashkalim i dispozitave ligjore është i qëllimshëm ngase në të gjitha rastet e krijimit të marrëdhënies së punës për mësimdhënës, vendimmarrja është arbitrare, politike dhe klienteliste. Komisioni është formal, sa për ta “ përmbushur” një dispozitë ligjore, ngase vlerësimi – poentomi bëhet sipas kërkesës së “shefit” – drejtorit të DKA , i cili kuptohet duhet t’i përmbahet interesimeve klienteliste të shefave të tjerë të lartë komunal, duke i refuzuar kandidatët e kualifikuar, vetëm se nuk janë anëtar apo mbështetës të partisë në pushtet, për më keq shumë vende pune nuk publikohen , me qëllim të sistemimit të klientelës.

Komuna e Prizrenit dhe DKA, duke e parë se politizimi, arbitrariteti dhe klientelizmi në vendimmarrjet e tyre, janë të dukshëm për publikun dhe organet gjygjësore, s’ fundmi kanë filluar t’i kërcënojnë të gjithë ata kandidatë – aplikues, të cilët “ guxojnë ” të kërkojnë rezultatet e intervistimit ( vlerësimin – poentimin ) dhe qasjen në dokumentacionin e konkursit. Ky veprim i njëanshëm dhe arbitërar bije ndesh me Ligjin për Qasjen në Dokumentat Publike ( dokumentat zyrtare ) nr. 03 / L – 215 të Republikës së Kosovës – neni 4, njëherit është veprim jokushtetues , bije ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 41 – e drejta e qasjes në dokumente publike, në vete përmban elemente të veprës penale, rrjedhimisht zyrtarët e DKA, të cilët janë duke e penguar dhe pamundësuar qasjen e kandidatëve – aplikuesëve në dokumentacionin e konkursit, janë duke konsumuar elemente të veprës penale.

Njoftimi i kandidatëve pjesëmarrës në konkurs vetëm përmes një njoftimi formal, të publikuar në tabelat e shpalljeve në DKA , ku shënohet vetëm emrin i kandidatit “ të pranuar’ në punë, pa ju ofruar atyre, asnjë e dhënë tjetër lidhur me konkursin përkatës ( kriteret e vlerësimit, numrin e pikëve të kandidatëve konkurues, udhëzimet juridike për të drejtën e kundërshtimit etj.) është jo ligjor dhe arbitrar. DKA e ka obligim ligjor, që secilin kandidatë pjesëmarrës në konkurs, ta njoftoj individualisht përmes vendimit përkatës, me vendimmarrjen – rezultatin e konkursit ngase konkurrimi dhe e drejta e ankimimit janë individuale.

Nuk ka asgjë më johumane, abuzive dhe korruptuese se shfrytëzimi i postit – pushtetit dhe i fuqisë politike për të përndjekur në mënyrë selektive të gjithë ata / ato që mendojnë ndryshe , bile edhe fëmijët dhe të afërmit e tyre , në anën tjetër përmes makinacioneve, rrenave dhe mashtrimeve me e fsheh korrupsionin , abuzimin apo klientelizmin e vetë dhe të njerëzve të veshur me pushtet.

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Lajmet e Fundit