Prizreni edhe me një universitet

ubt-620x330Në Prizren është hapur Universiteti i Bizneseve dhe Teknologjisë.

Themeluesi prof. dr Edmond Hajrizi tha se ndihet i lumtur për hapjen e këtij universiteti.

“Ky është një institucion modern i arsimit të lartë,i cili nga viti në vit po e rrit numrin e studentëve,por në të njëjtën kohë edhe shkallën e organizimit dhe të konsolidimit të vet institucional”.

“Ky institucion po sjell një alternativë dhe një mundësi për studime cilësore dhe në përputhje më trendët e zhvillimit të arsimit të lartë në vendet e zhvilluara”, tha ai, transmeton TVPZ.

Hapjen e këtij institucioni e vlerësoi të tejet të rëndësishëm edhe nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi. Ideatori i hapjes së këtij Universiteti në Prizren,Artan Celina, tha se ‘UBT tashmë ka vendosur standarde të reja të arsimimit jo vetëm në vendin tonë,por edhe më gjërë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Lajmet e Fundit