26.9 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Hill i lë vend edhe Kosovës në librin autobiografik

Christopher+HillAmbasadori Christopher Hill ka botuar librin autobiografik, ku pashmangshëm një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.

Ambasadori Christopher Hill, aktualisht dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, ish ndërmjetësues amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet të Francës, ka botuar libër autobiografik në të cilin përshkruan jetën ‘në vijën e parë të diplomcisë amerikane’.

Diplomati Hill angazhimin e tij në Ballkan e nisë me përgatitjen e (ri)hapjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për t’u emëruar më pas ambasador amerikan në Maqedoni, që atëbotë në vitet e 90-ta merrej drejtpërdrejt edhe me Kosovën, për të vazhduar si i dërguari i Washingtonit për çështjen e Kosovës dhe përfundimisht më vonë edhe ndërmjetësuesi amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet, konferencë që i hapi përfundimisht rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Takimin e tij të parë me ushtarët e UÇK-së ambasadori Hill e përshkruan të ketë ndodhur në një postbllok në rrugën për në Kijevë, ‘fshatin më të rrezikshëm në Evropë,’ siç e kishte përshkruar ambasadori Richard Holbrooke, për të konstatuar që me 1998 se çfarëdolloj bisedimesh për të ardhmen e Kosovës duhej të përfshinin në ekipin e gjerë negociator kosovar ‘edhe djelmoshat me armë.’

Në ‘shuttle’ diplomacinë e tij ambasadori Hill flet për gjendjen dhe përditësimet e dokumenteve negociuese që media do t’i emërtonte si ‘Plani Hill,” në të cilat punonin juristët e Departmentit të Shtetit, dokumente që i ofroheshin palës serbe dhe asaj shqiptare e që vazhdimisht i rrisnin të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës.

“Palët erdhën në Rambouillet më 6 shkurt… ndërsa Hobroooke deklaronte në Herald Tribune se bisedimet kishin një shans 50-50 për sukses”, shkruan Hill. I thash, e di ku e bazon mossuksesin, po ku po e bazon 50 përqindëshin e suksesit? Sapo filluam (konferencën) e pash një shans për sukses, e ajo që na duhej ishte ‘pranimi i dokumentit nga shqiptarët dhe refuzimi nga serbët’, përcjell televizioni publik. Kështu edhe ndodhi dhe më në fund Aleanca Ushtarake Perëndimore e NATO-së do të fillonte sulmet 78 ditëshe që përfundimisht larguan forcat serbe dhe vendosën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar në Kosovë.

Më Shumë

Dy zyrtarë të rinj fillojnë punën në Gjykatën e Prizrenit

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, dhe U.D. Administratorja, Shpresa Kryeziu, kanë pritur në takim dy zyrtarët e rinj, Durim Kërhanaj – Udhëheqës i Zyrës...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit