19.5 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

VV fillon të promovojë Kurtin si kandidat të Bllokut për kryeministër

albin kurti vv vvLëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm i Bllokut VLAN që nuk po i kundërshton zgjedhjet e jashtëzakonshme me aq ngulm sikurse partitë tjera. Bile ata tani kanë filluar ta shpërndajnë një ide, që në zgjedhjet e jashtëzakonshme Blloku VLAN të garojë i bashkuar me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Vetëvendosje vazhdimisht ka thënë se është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme. Rezultati jo i mirë sa e pritnin në zgjedhjet e 8 qershorit, duket se e bënë këtë parti që të mos hezitojë për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën për një pozicionim më të mirë.

Por kësaj radhe, duke parë se vetë nuk po arrin të ja dalin për ta mposhtur PDK-në, Vetëvendosje po e mendon si opsion edhe koalicionin parazgjedhor me LDK-në, AAK-në e Nisma-n.

Ideja e tyre është që Blloku VLAN të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Sadri Ramabaja, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vetëm kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikës.

“Kandidimi i Albin Kurtit kundruall Hashim Thaçit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme qe po i imponon SHIK-u, si kandidat i përbashkët i Bllokut për kryeministër – paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikes”, ka shkruar ai në Facebook./zeri/

Më Shumë

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

Enver Sulaj Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies Kush e ndali diellin mbi këto kodrina Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës? Në sytë e flakës ra...

Prizreni bashkon trevat shqiptare në Festën e Abetares

Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren sot u mbajt “Festa e Abetares”, një manifestim gjithëkombëtar që bashkoi shkolla nga të gjitha trojet shqiptare,...

Lajmet e Fundit