3.1 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Presidentja mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe ja se si

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës mund të dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë të merren vesh për konstituimin e Kuvendit, dhe këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës.

Ndonëse VLAN dhe disa analistë politikë po deklarojnë se Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhjet, leximi i paanshëm dhe objektiv i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në fakt tregon se Presidentja mund ta nxjerrë vendin nga bllokimi, duke i shpallur zgjedhjet e reja.

Neni 84 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës që përcakton kompetencat e Presidentit të Kosovës, në pikën 2 thotë se Presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të dala nga Kushtetuta.

Pra, nëse Presidentja konstaton se Kuvendi, si institucion i dalë nga Kushtetuta e Kosovës, nuk po funksionon e për më tepër ky mos-funksionim po e dëmton Kosovën, atëherë Presidentja ka të drejtë të shpallë zgjedhje të reja.

Pika tjetër, Pika 3, përcakton se është Presidenti që shpallë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës e jo ndonjë autoritet tjetër.

Pra, edhe në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës e shpërbën veten, nuk është Kuvendi që i shpallë zgjedhjet, por Presidenti i shpallë ato pasi konstatohet mosfunksionimi i Kuvendit pas shpërbërjes së tij.

Kjo e drejtë konfirmohet edhe me pikën tjetër, Pika 4 e Nenit 84, që sqaron se Presidenti ka kompetencë që të lëshojë dekrete në përputhje me Kushtetutën.

Pra, Presidentja ka në duart e saj instrumente të mjaftueshme ligjore e kushtetuese që të shpallë zgjedhjet e reja në Kosovë, nëse VLAN vazhdon të insistojë që të veprojë sipas marrëveshjes së vet politike, duke insistuar në postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin Kushtetuta ja garanton ekskluzivisht partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje. /zeri/

Më Shumë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj (Përkujtim) Nuk e kam asnjë foto Për me i pa edhe nji herë andrrat tua E me u gëzue bashkë si fëmijë. Fyellit s'i bie ma kush As...

Lajmet e Fundit