23.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Mustafa: Zgjidhja nuk vjen nga pazargjijtë dhe ofenduesit

isa mustafa 3Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë, e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana por zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana. Ne po sfidohemi me një situatë të re pas zgjedhjeve nacionale, si rezultat i specifikave kushtetuese por edhe të interpretimit kushtetues të koalicionit paszgjedhor dhe të shumicës parlamentare në Kuvend, që nuk përputhet me praktikat kushtetuese të vendeve tjera me sistem parlamentar. Të gjithë ne bartim përgjegjësinë para votuesve tanë, para subjekteve tona politike dhe para qytetarëve tanë.

Thjeshtësimi i problemit në atë se kush duhet lëshuar pe e kush jo, kush është më i fortë e kush më i butë, kush është negociator më i madh e kush më i vogël, kush është në gjendje të qeverisë e kush jo, kujt duhet siguruar vend pune etj., pa u lëshuar në kontekstin bazik të nevojës për të bërë ndryshime në qeverisje në Kosovë, është mendjelehtësi e llojit të vet. Është edhe qasje qëllimkeqe.

Ne po punojmë çdo ditë për të dalë nga kjo situatë dhe për të krijuar një rrugëdalje afatgjate, sepse në kushtet kur nga 120 vende në Kuvend, njëzetë prej tyre janë të garantuara për komunitetet joshumicë, asnjë parti shqiptare nuk do të mund të formojë qeverinë pa koalicion paszgjedhor. Në realitet as deri më tani askush në Kosovë nuk ka arritur ta formojë qeverinë me koalicion parazgjedhor, as ne të LDK-së që në kohë të caktuara kemi pasur rreth 50 deputetë.

Zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare. Këtu lypset mbështetja pozitive dhe parimore e institucioneve të pavarura dhe e gjithë atyre që nuk ofrojnë pazare e ofendime të ulëta, por që ia duan njëjtë të mirën çdo qytetari dhe çdo subjekti politik në Kosovë.

Më Shumë

Gjuajtën me armë në aheng familjar, arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë një ahengu familjar dyshohet se kanë shtënë me...

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Lajmet e Fundit