Jahjaga: Deputetët të gjejnë zgjidhje konform kuadrit kushtetues

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, priti sot në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilët bisedoi për rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit.

Sipas një njoftimi nga ky takim, presidentja Jahjaga tha se zgjidhja e shpejtë e nyjës institucionale do t’i mundësonte Kosovës që të përmbushë obligimet e saj karshi qytetarëve të vendit, por edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe do të përshpejtonte rrugën evropiane të saj.

Më tej ajo tha se ”liderët e partive politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje konform kuadrit kushtetues dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke iu përmbajtur parimeve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova nuk mund të lejojë krizën edhe politike edhe mbi të gjitha financiare e buxhetore, sepse kjo do të dëmtojë vetë qytetarët e Kosovës edhe partneritetin strategjik ndërkombëtar”, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit