20.8 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Zyrtarët komunalë në Prizren “hanë me dy lugë”

Prizren-shtepia bardheDisa zyrtarë të Komunës së Prizrenit ia kanë krijuar vetes mundësinë që të japin mësim nëpër shkolla të mesme të kësaj komune.

Ndonëse kanë një punë primare, ata paguhen edhe për rreth 6 orë të tjera për mësimdhënie, ndërsa kjo paraqet konflikt interesi pasi emri i tyre figuron në dy lista të pagave të institucioneve publike: të Komunës dhe të shkollës.

Haxhere Gavazaj është zyrtare për paga në Drejtorinë komunale të Arsimit dhe pas orarit të punës mban mësim në Shkollën e Mesme Ekonomike, 6 deri 8 orë në javë, raporton KTV.

Ajo thotë se këtë e bën për të nxjerrë sa më shumë përfitime pasi pozita e saj si shërbyese civile nuk i ofron të ardhura të mira. E pyetur se a përbën kjo shkelje ligji, Gavazaj është munduar t’i shmangej përgjigjes.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, ka thënë se kanë identifikuar raste të tilla dhe ua ka ndaluar mbajtjen e orëve mësimore shtesë, por sipas tij, ka edhe të tjerë që porsa të identifikohen tërësisht, do t’u ndërpritet kjo veprimtari.

Edhe Nexhip Berisha, që është koordinator i shëndetësisë në Komunën e Prizrenit mban mësim pas orarit të punës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se raste të tilla pa dyshim që duhet të raportohen dhe të ndalohen plotësisht, pasi të qenët në dy lista të pagave të institucioneve publike është joligjore dhe përbën konflikt interesi, transmeton Koha.net. Këtë e thotë edhe Ligji i shërbyesve civilë në Kosovë.

 

Më Shumë

Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për...

UÇK-ja, përsëri i bën bashkë shqiptarët si dikur!

Nga Zafir Berisha UÇK-së si guerilja më e suksesëshme e shekullit 20, ishte edhe si rezultatë i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe...

Lajmet e Fundit