Spitali i Prizrenit dhe Kukësit nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

spitali i prizrenitSpitali i Prizrenit dhe ai i Kukësit, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve të rëndësishme shëndetësore.Pjesë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, i cili tha se sot është nënshkruar një akt simbolik humanitar ndërmejt këtyre institucioneve në trevat shqiptare.

Ai tha më tej se shteti shqiptar dhe ai i Kosovës duhet të bashkëpunojnë edhe më ngusht për ngritjen në nivele më të larta të institucionëve shëndetësore. Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, dr. Afrim Avdaj, tha se në këtë marrëveshje kemi paraparë realizimin e nevojave specialistike, këmbimin e aftësive për avancimin e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në të mirë të pacientëve.

Drejtoresha e spitalit të Kukësit, Hafie Zeneli,tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nga dita e parë e javës në vijim, qytetaret e Kukësit në mënyrë të organizuar mund të vijnë në spitalin e Prizrenit për shërbime të mamografisë dhe paptestit. Kjo marrëveshje është rrjedhojë edhe e vizitës që para disa ditësh i bëri spitalit të Prizrenit ambasadori shqiptar, Minxhozi, me ç’rast kishte rrjedhur si kërkesë gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor në Prizren,forcimi i bashkëpunimit me spitalin e Kukësit…./TV Prizreni/

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit