Energji nga riciklimi i mbeturinave

Poci elektrikEksperti suedez ing. Hans Jonaker, ka prezantuar para Ekzekutivit të Rahovecit projektin e riciklimit të mbeturinave dhe përfitimit të energjisë elektrike nga ky proces.

“Menaxhimi i mbeturinave paraqet problem në botë, mirëpo me avancimin e teknologjisë, tashmë mund të themi se ky problem është tejkaluar”, tha Jonaker.

Ai tha se Kompania e tij, “Aktiv Plus Group”, posedon teknologji të mjaftueshme dhe moderne për riciklim të mbeturinave. “Varësisht nga sasia e mbeturinave do të arrihet të prodhohet prej 6 megavat energji elektrike deri në 200 megavat. Mirëpo, kjo varet nga kapacitetet e fabrikës, si dhe sasisë së mbeturinave që mund të riciklohen”, tha ai.

Sipas tij, ndër mundësitë që ofron ky proces mund të jetë edhe shfrytëzimi i avullit për nxehje qendrore të qytetit, si dhe shfrytëzimi i hirit për aditiv të çimentos. Inxhinieri Jonaker ka siguruar se teknologjia e kompanisë “APG” mundëson shfrytëzimin edhe të mbeturinave të groposura nëpër depozitë regjionale të mbeturinave në Kosovë, duke eliminuar rreziqet e përhapjes së materieve toksike në ambient.

Inxhinierët dhe ekspertët e mjedisit në kuadër të Administratës Komunale, kanë parashtruar shumë pyetje dhe janë interesuar për mundësinë e realizimit të këtij projekti në komunën e Rahovecit.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi, ndërkaq ka ofruar mundësin që ky projekt të realizohet në komunën e Rahovecit. Ai ka ofruar hapësirën dhe infrastrukturën e nevojshme për këtë projekt me rëndësi për ambientin, ekonominë dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës tonë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit