4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Rrahet një student nga Rahoveci

mTë shtunën rreth orës 18:00 në rrugën Fortesë – Potoqan i Ulët, një student deri sa po kthehej nga Prishtina është rrahur nga dy persona të panjohur.

Sali Mustafa nga Potoqani i Ulët i Komunës së Rahoveci i cili është student i ekonomikut në Prishtine, rrëfen për RahovecPress si kishte ndodhur ngjarja.

“Isha duke ardhur nga Prishtina për në shtëpi, rreth orës 17:50 zbrita në Fortesë dhe u nisa në këmbë për në Potoqan, sikur zakonisht që nisemi, por rrugës për në shtëpi afër një përmendoreje në dalje të Fortesës u ndalë një makine e tipit Golf 2 dhe shoferi saj me tha a donë me ardhë përpjetë, ndërsa unë u thashë: po pse jo dhe hipa ne makinë”, tregon Saliu.

Sali Mustafa tregon se kur kishin mbërritur tek shtëpia e vreshtave, afër fshatit Potoqan, shoferi e kishte ndaluar makinën me kërkesën e pasagjerit, i cili po ashtu ishte në makine se bashku me shoferin dhe se këta dy persona nuk i njihte dhe kishte hipur në makine si çdo here hipin udhëtarët në këtë rrugë.

“Kur erdhëm të shtëpia e vreshtave, pasagjeri që ishte i ulur përpara doli jashtë për nevojë, ndërsa shoferi i makinës mu drejtua dhe me tha: del jashtë, duke dalë jashtë personi tjetër më ka goditur me grushte e shqelma të forta, po ashtu edhe shoferi, dhe më thanë me vrapua përmjet nëpër vreshta dhe mos me e kthye kokën as poshtë e as anash”, rrëfen 21-vjeçari, Sali Mustafa.

Saliu e kishte paraqitur rastin edhe në Polici, por se Policia në Rahovec nuk e kishin marrë parasysh, ai bën apel te Policia e Kosovës që të patrullojnë në rrugën Fortesë-Potoqan i Ulet, dhe se ky rast që i ka ndodhë atij, thotë të mos i ndodhe dikujt tjetër, se mund të jenë edhe më të rënda./RahovecPress/

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Lajmet e Fundit