Bajram Temaj:Politikanëve të Kosovës s’ju dëgjohet zëri kur sulmohen shqiptarët në Serbi

Digjet furra e shqiptarit në SerbiMllefi ndaj shqiptarëve që mbizotëroi në Serbi pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri tashmë është qetësuar. Por pasojat ende vërehen. Disa ditë pas sulmeve ndaj disa bukëpjekësve shqiptarë në Novi Sad, policia e qytetit ka ofruar roje për këto lokale.

Pas pothuajse 30 vjetëve të kaluar në Novi Sad dhe disa sulmeve paraprake ndaj lokaleve të tij, Bajram Temaj nga Prizreni e dinte se çfarë e priste. Temaj, pronari i lokalit ‘Evropa’, i cili më së shumti pësoi nga këto sulme, thotë se paraprakisht i kishte dërguar kërkesë policisë që t’i ofrojnë mbrojtje shkaku i kërcënimeve, raporton KTV.

Temaj, i cili është pronar edhe i disa lokaleve të tjera në këtë qytet dhe ka të punësuar më shumë se 60 persona të nacionaliteteve të ndryshme, beson se sulmi ishte i planifikuar, por jo nga qytetarët e Novi Sadit, por nga grupe të huliganëve me të cilët Serbia ka vazhdimisht probleme.

Gjate bisedës me KTV-në, ai shtoi se këtë herë, për dallim nga herët e shkuara, përgjigjja e autoriteteve të rendit ishte shumë e shpejtë.

Shqiptarët në Serbi, pohon Temaj, janë gjithmonë cak i sulmeve, jo vetëm kur ngjarjen kanë të bëjnë me Kosovën. Ai shton se me këdo që Serbia ngatërrohet, shqiptarët gjithnjë pësojnë, transmeton Koha.net.

Dhe shkaku i kësaj, Temaj thotë se është shumë i dëshpëruar me mosreagimet e politikanëve kosovarë, për të cilët pohon që s’iu dëgjohet zëri asnjëherë kur sulmohen shqiptarët në Serbi.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit