12.2 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Baraliu: Hashim – zgjohu prej amullisë sa s’ta ka hangër uki krytë

Bleron Baraliu-analistAnalisti politik, Bleron Baraliu ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi që të thërras seancën konstituive.

Sipas tij, Thaçi këtë duhet ta bëjë shumë shpejt. Baraliu në një postim në Facebook i ka thënë Thaçit se kur populli t’i hapë sytë, “nuk keni me i vytë as drunit e as hunit”.

Lexojeni të plotë postimin e Baraliut.

Hashim – zgjohu prej amullise sa s’ta ka hanger uki kryte

Ne mungese te kohes per t’ia derguar nje leter te shtruar e miqesore PDK-se, e vecanarisht liderit te saj, po ua them shkurt dhe me nje gjuhe me te kulturuar se ambasadorja e vendit ku jetoj e punoj une:

Hashim Thaçi – mos e (ban lluge) punen, se kur populli t’i hape dy syte, nuk keni me i vyte as drunit e as hunit (A te kujtohet si t’ka pas thane Baca Idriz a jo?!)

Hashim – ti po mashtrohesh dhe kurajohesh nga plogeshtia dhe naiviteti i kundershtareve te tu politik, te cilet, perveq se po te rrin gjithmone dy hapa mbrapa fal mosdijes se tyne, po kercenojne me lloj lloj kongjekcionesh kote e ne fund te dites mezi e perbijne nga nje caj rusi bashke me kokatjet e veta; POR mos harro se kur ti mbledh populli bete, ai nuk vet as per din e as per iman, po kurrizin ta ban bark ta ban. Mos thuj nuk e kom dite!

Lej pollavrat, dhe mos e detyro dikend tjeter me ta ba ni zile ty dhe zonjes Flore, po cohu SOT, hiq ma vone, thirre per kafe te mengjesit edhe caktone seancen jo ma larg se mesi i javes tjeter. Ti lexoje si te kesh deshire, mos kujto se po te dergoj mesazh prej New Yorku a Washingtoni, veq mos thuj pastaj kam kujtu se po ban hajgare, se ma zi te del se me 2011! K’te po ta kallxoj, mos thuj se kom dite!

Më Shumë

Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë

Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe...

Austria shpallet fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Shteti i Austrisë është shpallur fitues i Festivalit Evropian të Këngës- “Eurovizion 2025”. Sonte në Bazel të Zvicrës është mbajtur finalja e madhe e “Eurovisionit”,...

Lajmet e Fundit