Jean Paul Jacque heton korrupsionin në EULEX

Jean Paul JacquePërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka emëruar Jean Paul Jacque si hetues i pavarur për të hetuar akuzat për korrupsion kundër EULEX-it.

“Sot, unë emëroj Zotëri Jean Paul Jacue si ekspert të pavarur për të analizuar zbatimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë me fokus kryesor akuzat për korrupsion”, thuhej në komunikatë për medie.

Jacue është një profesor i të drejtës me mbi 40 vjet përvojë pune dhe brenda katër muajve ai do t’i raportojë dhe rekomandojë Mogherinin lidhur me akuzat kundër EULEX-it.

Puna e tij do të mbikëqyret nga BE-ja.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit