PDK kërkon marrëveshje në pako

Thaci dhe VeseliNjë marrëveshje në pako për formimin e institucioneve të reja, është oferta që Partia Demokratike e Kosovës ka në plan t’u propozojë partive të interesuara që përfaqësohen në Kuvend.
Oferta, sipas burimeve të besueshme të gazetës, në rend të parë i drejtohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk përjashtohet që e njëjta t’i drejtohet edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qëllimi kryesor i kësaj pakoje të PDK-së, thuhet të jetë dakordimi në mes liderëve politikë për ndarjen e posteve kryesore, atij të kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrive, si dhe nëse ka vullnet nga subjektet tjera, të shprehet edhe pretendimi për postin e presidentit, por i cili do të zbatohej pasi që t’i përfundonte mandati presidentes Atifete Jahjaga.

Këtë ofertë, burime nga PDK-ja e pranojnë se kjo parti politike e bën për dy qëllime. E para, që të provojë të mbledhë ndonjë nga partitë e bllokut rreth vetes. Dhe, e dyta, nëse nuk ka vullnet nga partitë e Bllokut për koalicion me PDK-në, përfundimisht të shkohet në opsionin e zgjedhjeve.

Megjithatë, këto burime nuk e fshehin që në PDK ka një shqetësim se si do të veprohej në rastin kur presidentja Atifete Jahjaga do t’u jepte edhe partive të VLAN-it mandatin për formimin e qeverisë./Tribuna/.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit