Muja uron ambasadoren e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson

RamadanMuja-kryetariKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar ambasadoren e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson dhe popullin mik amerikan, me rastin e 237 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranoni urimet më të përzemërta në emër të komunës së Prizrenit dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë”, thuhet në urimin e Mujës drejtuar Jacobson.

Sipas Mujës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i lirisë, demokracisë, barazisë, perspektivës dhe zhvillimit të përgjithshëm në përmasa globale,në dobi të të gjithë njerëzimit.

“Komuna e Prizrenit përmes urimit të 4 korrikut, 237 vjetorit të Pavarësisë suaj, vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e popullit tuaj për të investuar në projekte të ndryshme me interes për qytetarin e komunës sonë dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe jetesës në komunën tonë”.

Kryetari Muja i premton ambasadores Jacobson se qytetarët e komunës së Prizrenit do të jenë përherë përkrahë jush dhe politikave të shtetit tuaj e popullit mik e liridashës amerikan./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit