9.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Besnik Mustafaj: Vendosa ta lë politikën për letërsinë

BesnikMustafajNë një ceremoni të vogël në këndin e promovimeve të stendës “Toena” ku u mblodhën miq, kolegë dhe lexues, u prezantua libri më i ri i Besnik Mustafajt, “Bishti i kometës”. Një libër me ese, që përfshin kujtime dhe shënime të kohëve të ndryshme, nga fëmijëria, udhëtimet e para jashtë vendit, deri te rënia e komunizmit, parë nga sytë e një prej aktivistëve, i cili ka rastisur të ketë mallkimin e bukur të të qenit shkrimtar.

Kështu e cilësoi deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i pranishëm në ceremoninë ku nuk mungonin edhe emra të tjerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, si Ridvan Bode, Fatbardh Kadilli, Fatmir Mediu, Majlinda Bregu etj.

Si lexues i parë i këtij libri, Boçi theksoi se Mustafaj dallohet për të shkruarin e sinqertë. “Ajo që ndrin është sinqeriteti i tij, saqë nuk kursen as ndjesitë e brendshme. Sinqeriteti për Mustafajn duket si një dorëzim dehës. Ai shkruan pa harruar amanetin e gjyshit, i cili i ka thënë që historitë duhet të jenë të vërteta. Në librin e tij kërkon vëmendje edhe Shqipëria postkomuniste. Ai rikthen përjetimet e tij personale, që për shkak të tematikës kanë vlerë përtej personales”, – tha Boçi. Si mik e lexues, ai shtoi se shqetësimi i Mustafajt është letërsia dhe dëmi që politikani i bën shkrimtarit tek ai.

Vetë autori në fjalën e shkurtër që mbajti u shpreh se ka lënë pa përgjigje shumëçka në libër. “Kur nuk arrita të zgjidh problemin e kohës mes shkrimtarit e politikanit, ishte shumë problem. Megjithatë, vendosa ta lë politikën për letërsinë. Kuptova që gjatë gjithë kohës, brenda meje egoja e shkrimtarit ka qenë më e fortë, dhe fitoi letërsia”. Ai shtoi se tek eseja “Shtrati i Prokustit”, e lindur si ide pas Luftës së Kosovës, ka dashur të zgjidhë marrëdhënien me urrejtjen. Një nga esetë më intriguese në libër është edhe ajo mbi rënien e komunizmit, Strategjia Gorbaçov që i erdhi Ramiz Alisë dhe ndërhyrja e CIA-s./ KultPlus.com

Më Shumë

Përkujtohet shkrimtari Ibrahim Skenderi

Në Prizren është mbajtur një aktivitet përkujtimor kushtuar shkrimtarit, Ibrahim Skenderi. Të pranishëm ishin nxënës, mësimdhënës, bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të profesorit Skenderi. Drejtoresha e Bibliotekës,...

Nesër vëmendja zhvendoset në Prizren: Dy ndeshje që premtojnë zjarr në parket

Superliga e Femrave vazhdon me xhiron e tetë, e cila zhvillohet e gjitha të shtunën dhe pritet të sjellë duele tejet interesante. Pas hapjes...

Lajmet e Fundit