5.5 C
Prizren
E premte, 28 Nëntor, 2025

“Bajram Curri” i Prizrenit, cak i hajnave

hajniLagjja “ Bajram Curri” në Prizren është bërë cak i hajnave. Banori i lagjes Hajrush Kadriaj, tregon se hajnat kanë tentuar t’i hyjnë në shtëpi për të vjedhur.

“Djali im i ka hetuar hajnat duke hyrë në shtëpi dhe kam dalë për t’i penguar”, tregon ai.
Kadrija rrëfen se në ballafaqim me hajnat është sulmuar fizikisht me mjete të forta.
”Më kanë shkaktuar lëndime trupore me mjete të forta”, tregon Kadrija për TV Prizrenin.

Ai thotë se për rastin ka informuar policinë, por deri më tash ai nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Apeloj tek Policia e Kosovës që të marrin masa konkrete në parandalimin e kësaj dukurie”.

Dy ditë më parë në këtë lagje, hajnat kanë vjedhur edhe në tri shtëpi, ndërsa autorët ende nuk janë zbuluar nga policia.

Raportet e Policisë, në këtë lagje, nuk ka javë që nuk raportohet për ndonjë vjedhje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot në Kosovë, pritet të bie borë

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie...

PDK-ja në Prizren nis mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar nisjen e mobilizimit të strukturave të partisë për zgjedhjet...

Lajmet e Fundit