Stafi i UP-së me muaj pa paga e kontrata

RektoriatiStafi i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, prej muajsh pa paga dhe pa kontrata, shkruan sot Koha Ditore. Vetëm në Fakultetin Filozofik borxhi shkon mbi 70 mijë euro.

Bujar Dugolli, dekan i këtij Fakulteti, ka thënë se në lidhje me këtë çështje ai i është drejtuar me një letër Këshillit Drejtues dhe rektorit, përmes së cilës ka kërkuar shlyerjen e borxheve ndaj stafit akademik, shkruan Koha Ditore.

J.K., asistente në Mjekësi, thotë se kanë kërkuar sqarime disa herë në Fakultet dhe në Rektorat, edhe për pagat, edhe për kontratat, por përgjigje nuk kanë marrë.

Borxhet janë edhe nga koha e menaxhmentit të kaluar të UP-së, por edhe nga ky aktual.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit